​Reali vendos për zëvendësuesin e Carvajal

71

​Reali vendos për zëvendësuesin e Carvajal

GAZETAEXPRESS E mërkurë, 11 Tetor 2017 20:45

Real Madrid nuk do të transferojë një mbrojtës të djathtë si zëvendësues të Dani Carvajal

Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal ka një virus, i cili i ka prekur membranën e zemrës dhe nuk dihet se kur do të kthehet.

Tashmë trajneri Zinedine Zidane si zëvendësues të tij ka Nachon dhe mbrojtësin e akademisë, Hakim Achraf.

Thuhej se Reali gjatë janarit do të tentonte transferimin e një mbrojtësi të djathtë, por Marca insiston se Zinedine Zidane është i kënaqur me lojtarët që ka.

Ai është optimist se Carvajal do të shërohet dhe shumë shpejtë do të jetë gati për të luajtur. /Express/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.