10 futbollistët më të shpejtë në botë

183

Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë.

Të jesh i shpejtë në futboll nuk garanton ndonjë sukses të madh, por ka shumë rëndësi në lojën se si po zhvillohet sot në botë.

El Pachuca në Meksikë ka bërë një studim për të mësuar se kush janë 10 futbollistët më të shpejtë në botë, ku më i shpejti ka dalë ylli i Real Madrid, Gareth Bale.

Uellsiani ka një shpejtësi prej 36.90 km në orë, duke lënë mbrapa vetës Orlando Berrio të Kolumbisë me 36 km në orë.

Antonio Valencia është vetëm i katërti me 35.10 km në orë, ndërsa në top 10 janë edhe Cristiano Ronaldo që renditet i shtati me 33.6 dhe Leo Messi që është i nënti me 32.5 km në orë.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.