Refuzon të transferohet te Galatasaray, arsyeja sulmet e fundit në Turqi

588

Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal nuk dëshiron të transferohet te skuadra turke, Galatasaray.

Galatasaray ishte shumë pranë marrëveshjës me lojtarin, por sulmet e fundit në Turqi kanë bërë që Vidal t’i refuzoj ata, transmeton “Transferimet.com”.

Drejtori sportiv i Galatasarayt, Levent Nazifoglu ka konfirmuar se bisedimet ishin duke shkuar mjaftë mirë, por sulmet e fundit në Truqi ia kanë ndryshuar mendjen mbrojtësit të Barcelonës.

“Agjenti i Vidal më tha se sulmet e fundit në Turqi mund të jetë një nga arsyejet që duhet të refuzoj transferimin te Galatasaray.”, tha Nazifoglu./Transferimet.com/

 


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.