2000 pikë!

50

Fitorja 2-0 e Manchester United ndaj Watford, vendosi një rekord të ri në Premier Ligë, derisa Djajtë e Kuq bëhen ekipi i parë që kanë arritur plot 2000 pikë në këtë kompeticion.

Skuadra e Old Trafford, ka vendosur vazhdimisht rekorde të reja që nga formimi i Premier Ligës në vitin 1992 dhe tani i është shtuar edhe një rekord, transmeton Transferimet.com

Golat në secilën pjesë nga Juan Mata dhe Anthony Martial i siguruan pikët për United, teksa ata ngjiten në vendin e 5-të me një pikë më pak se rivalët e qytetit Manchester City. /Transferimet.com/