6 gjigantë evropian pas yllit të mesfushës

105

Për Interin, prioritet i verës do të jetë ylli i PSG, Marco Verratti, sipas Corriero dello Sport. Për të kanë shprehur interesim edhe gjigantë të tjerë si Juventus, Chelsea, Bayern, Manchester United dhe Real Madrid.

Ky lajm vjen nga drejtori dhe legjenda e Inter, Javier Zanetti, i cili thotë se kompania kineze Suning do të tentojë të transferojë 24 vjeçarin italian. Investitorët kinez të klubit e kanë në plan të transferojnë lojtarë të rinjë italian, dhe nuk e kanë problem pagesën e parave, transmeton Transferimet.com

Verratti nuk do të kushtonte lirë – raportohet se vlera e tij qëndron në zonën e 70 milionë eurove. Verratti i është ofruar një kontratë e re së fundmi, me pagë 7.5 milionë euro në vit. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.