£70m për Lukaku-n!

179

Chelsea dëshiron rikthimin e belgut Romelu Lukaku në Stamford Bridge që nga sezoni i ardhshëm, sipas Yahoo Sport.

Reprezentuesi belg ka shënuar 59 gola në 127 paraqitje në Premier Ligë që prej transferimit në Everton nga Chelsea në vitin 2013, kur portugezi Jose Mourinho ishte në krye të klubit, transmeton Transferimet.com

Duket se Antonio Conte i ka kërkuar bordit të tij për të transferuar lojtarin, dhe një ofertë 70 milionë funte është në konsideratë për t’u dërguar drejt Everton.

Lajmi vjen pas tensioneve mes Chelsea dhe sulmuesit Diego Costa, për të cilin janë ofruar 150 milionë euro nga Kina, andaj ish sulmuesi i Atletico po mundohet të hap rrugët drejt pasurisë së kinezëve./Transferimet.com/

Loading...