8 milionë euro për Milot Rashicën nga Serie A

175

Milot Rashica i cili ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në futbollin holandez me skuadrën e Vitesse, tashmë kërkohet nga Napoli, që është e gatshme të ofrojë rreth tetë milionë euro për lojtarin raporton ‘Tuttosport’.

Mesfushori spanjoll, Jose Maria Callejon pritet të largohet nga Napoli gjatë verës dhe alternativë e tij është Rashica.

Serge Gnabry, Amato Cicireti dhe Milot Rashica janë synimet e Napolit për merkaton e verës.

‘Tuttosport’, ka shkruar se Napoli ka në plan këto tre lojtarë për ta zëvendësuar spanjollin por i pari në listë është kosovari Rashica.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.