A do të kthehet Balotelli në kombëtare? Tregon Ventura

5

Përkundër formës së shkëlqyeshme që Mario Balotelli po kalon te Nice, ai ende nuk është ftuar në kombëtaren e Italisë.

Që nga transferimi i tij te Nice, Balotelli ka ndryshuar krejtësisht. Ai është shndërruar në një lider të skuadrës franceze që po kryeson Ligue 1, duke realizuar tetë gola deri më tani.

Sipas trajnerit të Italisë Giampiero Ventura, ‘Super Mario’ duhet të shfaqë dëshirën e tij për t’u ftuar në kombëtare

“Do të bisedoj me Marion”, ka thënë Ventura për mediat italiane.

“Ende nuk e di nëse ai do të ftohet në ndeshjet e ardhshme. Kualiteti i tij nuk vihet në diskutim, por janë disa gjëra të tjera që vënë në pikëpyetje se a do të ftohet apo jo dhe tani të shohim se çfarë do të bëjmë”.

“Kjo vlen për çdo futbollist jo vetëm për Balotellin. Biseda që do ta bëjë me të nuk do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në kombëtare”.

Balotelli nuk ka luajtur me kombëtaren italiane që nga Botërori i vitit 2014.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.