A është në lidhje Ilda Bejleri me Bekim Balaj?

255

Në një intervistë për emisionin “Rudina” në “TV Klan”, gazetarja sportive e “Supersport” ka folur edhe në lidhje me thashethemet e një marrëdhënieje mes saj dhe futbollistit të kombëtares, Bekim Balaj.

“Unë kam një raport shumë të mirë me Bekimin, por nëse unë dal me dikë, ose nëse festoj me dikë, bëhem patjetër e dashura e dikujt. Kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi Ilda.

“Me Bekimin kemi qenë te festa e “Digitalb”-it dhe, duke qenë se ai njihet si një njeri që shijon në maksimum muzikën thjesht kemi kërcyer. Nuk do ta quaja flirt”, deklaroi Ilda.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.