Agjenti: ‘Ai është tifoz i Milanit. Chelsea do të vendosë për të ardhmen e tij, por…’

317

Mario Pasalic ka shënuar një gol të rëndësishëm mbrëmë, teksa goli i tij ndihmoi 9 lojtarët e Milan të mposhtin Bologna-n. Këto janë fjalët e agjentit për të ardhmen e klientit të tij:

“Ai me të vërtetë luajti një lojë fantastike, ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë. Mario po zhvillohet dhe mund t’iu them se pas disa viteve, ai do të jetë njëri nga lojtarët më të mirë të asaj pozite. Është lojtar i mençur dhe ka fituar besim të madh falë trajnerit Montella”

“E ardhmja? Ai është lojtar i Chelsea dhe ne do të vendosim për të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit. Ai është i lumtur në Milan, por nuk e di se si do të përfundojë. Për momentin, është i fokusuar vetëm te Milan. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtu, por në fund të fundit, Chelsea janë pronarët e tij dhe ata do ta kenë fjalën e fundit.”

“Ai ka qenë tifoz i Milanit për vite të tëra dhe ne mund ta falenderojmë vetëm Milanin për dhurimin e këtij shansi. Do të shohim se si qëndron e ardhmja.” – ka thënë agjenti i tij. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.