Agjenti i Donnarumma kërcënon Milanin

48

Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon me skuadrën e Milanit, portieri italian Gianluigi Donnarumma megjithëse është vetëm 17 vjeç, tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane.

Pas fundit të merkatos së janarit, mediat italiane po përflasin se në fund të sezonit Donnarumma do t’i japë lamtumirë “San Siro”-s.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi ka rritur akoma edhe më shumë interesimin ndërsa rinovimi është kthyer në makth për tifozët kuqezinj.

“Nëse dëshironi të largohet, mjafton ta thoni”, u shpreh menaxheri i Donnarummas, Mino Raiola duke dhënë një mesazh kërcënimi për Milanin.
Të gjithë janë duke pritur fundin e muajit shkurt pasi është paralajmëruar nisja e negociatave për rinovim por deri atëhere duhet të shohim si do të rrjedhin gjërat.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.