Agjenti: Honda kërkon MLS-në

5
 Agjenti i Keisuke Hondas konfirmon se mesfushori i Milanit ka refuzuar ofertat kineze, pasi preferon ato amerikane të kampionatit, MLS.

Reprezentuesi japonez e ka bërë vetëm një paraqitje nga fillimi në Serie A deri më tani këtë sezon, duke luajtur vetëm 96 minuta në total, dhe pritet të largohet nga klubi qysh në janar.

“Kemi qenë në kontakt me disa klube kineze”, ka thënë fillimisht agjenti i tij për Japan Yahoo Sport.

“Ne nuk pranuam ofertat e tyre edhe për shkak të problemeve që Keisuke do të ketë me përshtatjen në Kinë. Ne patjetër që preferojmë MLS-në”.

“Keisuke nuk është duke luajtur shumë në Milan dhe ai nuk donë të humbas vendin e tij në ekipin kombëtar”, përfundoi agjenti i Hondas.