Agjenti konfirmon të ardhmen e Manaj

64

Rei Manaj do të rikthehet tek Interi, ka konfirmuar agjenti i sulmuesit shqiptar, Alberto Fontana.

Në një intervistë për për FcInterNeës.it ai ka folur për kalimin e sulmuesit kuqezi te ekipi italian.

“Zgjedhja për t’u larguar nga Pescara, ku gjithsesi ai u paraqit mirë me 13 ndeshje dhe dy gola në pjesën e parë të sezonit, u ndikua nga fakti se klubi kishte nevojë për më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin e avancuar për pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se blerja e Gilardinos duhet parë në këtë aspekt”.

“Si rrjedhojë, me marrëveshje të ndërsjellë me Pescarën dhe Interin, pamë rreth e rrotull dhe zgjodhëm Pizan. Në fund të sezonit me 99% lojtari do të kthehet te Interi e më pas të shohim se çfarë do të bëjmë”, përfundoi agjenti i Manajt.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.