Ajax i cakton çmimin El Ghazit

12

Sulmuesi holandez, Anwar El Ghazi pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Holandës ka disa oferta serioze nga skuadrat e mëdha evropiane.

E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, ku Roma, Milan e Napoli janë vënë pas tij.

Kësisoj kampionët e shumëfishtë të Holandës, Ajax i ka caktuar edhe një çmim për tu larguar.

Ajax është e gatshme ta shes yllin e saj për një shumë rreth 12 milionë euro../Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.