Allegri konfirmon lëndimin e mbrojtësit

51

Fitorja 2-0 e Juventus ndaj Crotone-s ka pasur edhe anët negative, derisa Massimiliano Allegri ka konfirmuar lëndimin e Andre Barzagli-t në kofshën e këmbës.

Mbrojtësi Barzagli u inkuadrua 12 minuta para përfundimit të ndeshjes, por e la fushën me dhimbje pas vërshëllimës së fundit dhe do t’i nënshtrohet kontrollit për të mësuar se sa mund të zgjasë ky lëndim, transmeton Transferimet.com

Golat e pjesës së dytë nga Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain fituan tri pikët për kampionët, të cilët janë 7 pikë larg vendit të dytë Romës, dhe në rrugën drejt titullit të 6-të me radhë./Transferimet.com/

Loading...