Allegri: Ky futbollist mund ta fitojë “Topin e Artë”

71

Trajneri i Juventusit, Max Allegri beson se sulmuesi Paulo Dybala mund ta fitojë “Topin e Artë”, në të ardhmen.

Ylli argjentinas ka shkëlqyer gjatë aventurës së deritashme në Torino.

Dhe, Allegri beson se Dybala në të ardhmen mund të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.

“Paulo Dybala është duke u përmirësuar vazhdimisht”, deklaroi Allegri në konferencë për media para duelit me Interin, të dielën.

“Ai mund ta fitojë Topin e Artë, një ditë”, theksoi ai.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.