Analizë: Liverpool – Manchester City

10

Liverpooli sot do të takohet me Manchester Cityn me fillim nga ora 18:30 në Anfield Road.

Fitorja është e rëndësishme për të dy skuadrat pasi duan të luftojn në garën për titull.

Në këtë takim pa dyshim Liverpool është favoritë, por mund të ndodh gjithçka në ligën më të fort në botë.

Jurgen Klopp para ndeshjës deklaroi se do jetë një ndeshje shumë e vështirë, por tha se skuadra e tij dëshiron të fitoj 3 pikë të arta.

Ndërsa Pep Guardiola ka deklaruar se Liverpool është pretendenti kryesor për të fituar Premier Leaguen këtë sezon.

Kjo përballje do jetë për herë të parë në mes të Jurgen Klopp – Pep Guardiola në Premier League.

Liverpooli do të luaj pa Coutinho dhe Matip, ndërsa për Cityn është kthyer super sulmuesi Sergio Aguero pas dënimit që kishte nga Federata Angleze.

Pesë ndeshjet e fundit të Liverpool:

Bournemouth 4-3 Liverpool

Liverpool 2-2 ëest Ham

Middlesbrough 0-3 Liverpool

Everton 0-1 Liverpool

Liverpool 4-1 Stoke City

Pesë ndeshjet e fundit të Manchester City:

Manchester City 1-3 Chelsea

Leicester City 4-2 Manchester City

Manchester City 2-0 Watford

Manchester City 2-1 Arsenal

Hull City 0-3 Manchester City

Liverpool aktualisht është në pozitën e dytë me 40 pikë, gjashtë më pak se lideri Chelsea e cila sot do të takohet me Stoke Cityn.

Ndërsa City është i treti me 39 pikë.

Liverpool deri më tani në Premier League ka shënuar 45 gola ndërsa ka pranuar 21 gola.

City deri më tani në Premier League ka shënuar 39 gola ndërsa ka pranuar 20 gola.

Parashikimi i Portalit Transferimet.com është: Liverpool 2-1 Manchester City

Tek komentet mund të shprehni mendimin tuaj rreth kësaj ndeshje./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.