Ancelotti: Ja kush do të fitoj Champions League-n

226

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti ka thënë se ky sezon në Champions League është shumë i ashpër pasi nuk është vetëm një skuadër që inspiron për tu shpallur kampione.

Në një intervistë për të përditshmen “Corriere dello Sport”, tekniku italian tha se janë 7 skuadra që pretendojnë triumfin në Champions.

“Ky sezon është shumë i balancuar. Nuk ka një favorit të vetëm, por janë shtatë skuadra që mund të triumfojnë Champions League: Real Madrid, Bayern, Barcelona, Juventus, Atletico, PSG dhe Manchester City”, përfundoi ai.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.