Arrestime në Napoli: Kapen ata që u siguronin futbollistëve dokumenta falco

48201

Policia italiane ka arrestuar disa persona në Napoli pasi u siguronin dokumente false futbollistëve, disa prej të cilëve luajnë dhe në serinë A në Itali.

Për një pagesë të mirë disa persona u kanë mundësuar rreth 300 brazilianëve, mes të cilëve futbollistë të kampionatit italian, francez dhe portugez të marrin nënshtetësinë italiane pa përmbushur kushtet që kërkohen nga ligji. Por dhe duke përdorur firma dhe vula të falsifikuara.

Përgjegjësi i zyrës së shtetit civil në bashkinë e NApolit si dhe një zyrtar i agjencisë për praktikat administrative janë vendosur në arrest shtëpie. Të hetuarit e tjerë akuzohen për korrupsion dhe favorizim të emigracionit klandestin.

Mes futbollistëve brazilianë që kanë marrë nënshtetësinë në këtë mënyrë të paligjshme janë lojtarë që luajnë në Ligën e Parë franceze – Monako, në Atletiko Miniero kategorinë e parë të kampionatit brazilian të futbollit dhe në Serinë A në Itali për skuadrën e Palermos.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.