Arrihet marrëveshja, Inter transferon një super sulmues

733

Skuadra e Interit është duke kërkuar për një sulmues dhe kohët e fundit raportohet se ka arritur me sukses një marrëveshje.

Sipas “Football-Italia”, drejtues zikaltër kanë zgjedhur kolumbianin Luis Muriel, i cili po shkëlqen me skuadrën e Sampdorias.

Ndërkohë burime të përditshmes italiane “Corriere dello Sport” bëjnë me dije që agjenti i lojtarit Alessandro Lucci ka arritur akordin me drejtues të Interit të cilët shumë shpejt pritet të zyrtarizojnë transfertën.

Aktualisht Muriel është nën kontratë deri në vitin 2019 me klubin e Sampdorias me të cilën ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë eurosh por presidenti i klubit Massimo Ferrero kërkon jo më pak se 35 milionë euro.

Lojtari aktualisht fiton 900,000 euro në sezon, një shifër që do të dyfishohet në rast se transferohet te Interi.

25-vjeçari në vitin 2010 ishte pjesë e Udineses ku për 157 ndeshje ka shënuar plot 40 gola.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.