Arrihet marrëveshja, ky është transferi i ri i Juventus

326

Drejtues të skuadrës së Juventusit më në fund raportohet se kanë arritur marrëveshjen me klubin e Boca Juniors për të transferuar talentin 19-vjeçar, Rodrigo Bentancur.

Mesfushori uruguaian pritet që javën e ardhshme të mbërrijë në Torino dhe tu nënshtrohet testeve mjekësore, shkruan “Football-Italia”.

Sipas burimeve të “Tuttosport”, marrëveshja mes dy klubeve është finalizuar për 9.4 milionë euro plus shpërblimet lidhura me performancën e lojtarit.

Bentancur megjithëse në një moshë 19-vjeçare gjatë këtij sezoni ka bërë 10 paraqitje të shkëlqyera duke dhënë edhe dy asiste për gol.

Lojtari do të nënshkruajë me Juventusin por vetëm pas qershorit ai do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë për shkak se momentalisht është e mbyllur merkatoja e transferimeve.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.