Arsenal dhe City në garë për sulmuesin e Juventus

109

Arsenal dhe Manchester City dëshirojnë që ta transferojnë sulmuesin e talentuar të Juventusit, Moise Kean.

Dy skuadrat nga Premier Liga janë të interesuara që ta transferojnë sulmuesin e talentuar të “Zonjës së Vjetër”, ku në vitin që lamë pas debutoi me torinasit.

Kean është lojtari më i ri që ka debutuar në Serie A, ku me 16 vjeç ai u bë pjesë e skuadrës së parë të Juventusit, duke bërë që Arsenali dhe City të mendojnë transferimin e tij.

Por, Juventusi nuk dëshiron të dëgjoj asnjë ofertë për sulmuesin e talentuar, ku mendon që shumë shpejtë të ia rinovoj kontratën.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.