Arsenali ska shans që të fitojë Champions League

36

Skuadra e Arseanlit nuk është në mesin e shtatë ekipeve pretendente për të fituar Ligën e Kampionëve, sipas Carlo Ancelottit.

Trajneri i Bayernit do të ballafaqohet me atë të Arsenalit në fazën e 1/16 së finales.

“Ne jemi Bayern Munchen duke shpresuar për të fituar apo të paktën për të shkuar në finale. Ka shtatë ekipe të cilët mund të fitojnë këtë trofe: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, PSG, Juventus dhe Bayern. Deri këtë moment këto shtatë klube nga 16-të janë më të mirët”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti gjatë karrierës së tij e ka fituar këtë trofe tre herë, ndërsa Wengeri ende është duke pritur të kurorëzohet me këtë titull.

ance