Asistenti i De Biassit drejt largimit nga Shqipëria, do bëhet trajneri i këtij klubi zviceran?

4

Ndërsa sporti i futbollit në Europë përgatitet për pushimet dimërore, trajneri i Luganos, mendon për t’u larguar nga Zvicra për t’u zëvendësuar nga asisten trajneri i Kombëtares, Tramezzani, shkruan blick.ch.

Të hënën në mbrëmje një befasi e pakëndshmë ka ndodhur në Lugano. Presidenti i Luganos, Renzetti ka prishur kontratën me Andrea Manzo, përcjell botasot.info. Pas 11 ndeshjes pa asnjë fitore, presidenti ka theksuar se dëshiron t’i japë impulse të reja klubit në Super ligën zvicerane.

Paolo Tramezzani, që prej kohësh punon si asistent i trajnerit të Kombëtares, De Biasi, e njeh mirë futbollin zviceran, pasi shumica e shqiptarëve aktivizohen në këtë ligë