Askush si Juventusi! Statistikat flasin vet

135

Sekreti i Juventusit quhet Stadiumi. Në shtëpinë e tyre biankonerët janë të pamëshirshëm për çdo kundërshtarë, ndërsa statistikat janë impresionuese dhe flasin vet.

Kampioni italian nuk njeh kundërshtarë kur luan para adhuruesve të vet duke vazhduar serinë pozitive dhe duke e çuar në 28 numrin e ndeshjeve me fitore në Juventus Stadium, si asnjë skuadër tjetër evropiane.

Në poshtë janë statistikat komplete të Juventusit që e tregon edhe njëherë superioritetin që ka në shtëpi.

  • Fitorja ndaj Interit e bërë që Juventus të fitoj 28 ndeshje rresht në shtëpi në kuadër të Serie A..
  • Humbja e fundit në shtëpi biankonerët e pësuan në gusht të vitit 2015 (Juventus-Udinese 0:1)
  • Duke nis nga 11 shtatori 2011 (ndeshja e parë në Juventus Stadium) skuadra e Juventusit ka shënuar më së shumti fitore në shtëpi se çdo skuadër tjetër në Top-5 kampionatet evropiane (90).
  • Duke nis nga 11 shtatori 2011 (ndeshja e parë në Juventus Stadium) skuadra e Juventusit në Top-5 kampionatet evropiane ka pësuar më së paku humbje në shtëpi vetëm 3, dy më pak se skuadrat tjera.
  • Duke nis nga 11 shtatori 2011 (ndeshja e parë në Juventus Stadium) skuadra e Juventusit në Top-5 kampionatet evropiane pas Bayern (51) dhe Monaco (53) ka pësuar më së paku gola në shtëpi (54).

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.