Babai fiton 1 mln euro, Casillas harroi ta luajë skedinën….

245

Iker Casillas njihet si një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e futbollit. Dhe është një fat për të që është kështu sepse për vite me radhë ai i ka pasur borxh babait të tij 1 milion €.

Në fakt, kur Casillas ka qenë fëmijë, babai i tij ishte një bastvënës i rregullt dhe në një javë të caktuar ai zgjodhi 14 ekipe, që sipas tij do të fitonin. Më pas ai ia dorëzoi letrën të riut Iker. Mesa duket, në vitet ’80-të, ishte moda që fëmija shtatë apo tetë vjeç të shkonte dhe ta vinte skedinën për prindin.

Gjithsesi, Iker harroi ta luante, ndoshta sepse është hutuar duke luajtur futboll me çunat, apo duke bërë diçka tjetër që bënin fëmijët në atë moshë. Problemi i vetëm është se të 14 ndeshjet e zgjedhura nga babai i tij kanë dalë ashtu siç i kishte parashikuar ai. Imagjoni Ikerin e vogël që i thotë babait të tij se kishte harruar ta luante skedinën dhe se familja e tij nuk ishte pasuruar me 1 milion €.

Rreth një dekadë më vonë, Iker ka nënshkruar një kontratë si profesionist me Real Madrid dhe paratë nuk kanë qenë më një problem për familjen Casillas.

Morali i kësaj historie për të gjithë ne është: gjithmonë luaje vetë skedinën tënde dhe mos e lër në dorë të askujt. Veçanërisht nëse bëhet fjalë për një fëmijë shtatë vjeç. Por nëse je i sigurt se ky fëmijë do të luajë një ditë për një nga klubet më të pasura në botë, atëherë mund të shtrish këmbët dhe të shijosh jetën./telesport/.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.