Barcelona nuk heq dorë nga mbrojtësi i Ajaxit

17

Sipas gazetës spanjolle ‘Sport’, Barcelona është duke planifikuar transferimin e qendërmbrojtësit të Ajaxit, Davinson Sanchez.

Klubi katalunas ka qenë duke kërkuar edhe në të kaluarën këtë mbrojtës, megjithëse ka pasur në plan të integrojë reprezentuesin kolumbian në skuadrën B, gjë që u vërtetua të jetë faktori vendimtar në vendimin e tij për të refuzuar ata, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është në kërkim për të përforcuar opsionet e tij në mbrojtje dhe iu ka thënë drejtorëve në “Camp Nou” për të siguruar një marrëveshje me Sanchezin pas performancave të vazhdueshme impresive për skuadrën holandeze.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.