Barcelona pas qendër mbrojtësit 25 vjeçar

142

Raportohet se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez ka qenë në Gjermani kohët e fundit për ta shikuar qendër mbrojtësin e Hoffenheim, Fabian Schar.

Sipas Mundo Deportivo, Barca e ka monitoruar situatën e 25 vjeçarit për një kohë të gjatë, që nga koha kur ai luante për Basel, para transferimit në Hoffenheim në vitin 2015, përcjellë Transferimet.com

Situata e qendres së mbrojtjes te Barcelona është ende e pasigurtë, pavarësisht se francezi Samuel Umtiti ishte transferuar gjatë merkatos së verës.

Schar do të ishte një transferim ideal për gjigantët katalunas. Si 25 vjeçar, ai është ende në fazat e hershme të karrierës së tij dhe ka ende kohë për t’u zhvilluar. Ai është shumë i mirë me top në këmbë dhe tejet i aftë sa i përket pjesës defanzive./Transferimet.com/

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.