Bisedimet po vazhdojnë për Manolas

91

Drejtori sportiv i AS Roma, Fredric Massara ka folur për Mediaset Premium për kampionatin e giallorossëve si dhe për të ardhmet e disa yjeve si Kostas Manolas dhe Kevin Strootman.

Manolas është synim i Chelsea dhe Manchester United për një kohë të gjatë dhe të dy gjigantët janë të gatshëm të bëjnë oferta për të transferuar qender mbrojtësin, transmeton Transferimet.com

Megjithatë, bisedimet për vazhdimin e kontratës mes Roma dhe Manolas po vazhdojnë dhe Massara ka zbuluar se negociatat po shkojnë në rrugën e duhur.

“Duam që ai dhe Strootman të qëndrojnë. Bisedimet për kontrata të reja po vazhdojnë dhe mendoj se negociatat kanë qenë pozitive deri më tani. Duam që ata të qëndrojnë për disa vite.” – ka thënë Massara./Transferimet.com/