Butragueno: Napoli ka një trajner të madh, por ne jemi Reali

14

Për shumë kë Real Madridi është favoritë i madh ndaj Napolit! Skuadra napolitane nuk e ka at nivelin e Realit, por assesi nuk do të dorëzohen, do të kërkojë mrekullinë dhe kualifikimin për në çerekfinalen e Champions League.

Emilio Butragueno, drejtor sportiv i Real Madridit, ka një mendim interesant për Napolin dhe madje kujton sfidën e vitit 1987. “Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Më kujtohet sfida e vitit 1987 kundër Napolit të Maradonës. U kualifikuam atëherë por më kujtohet një ndeshje me shumë vështirësi, ashtu siç do të jetë edhe këtë radhë”, tha legjenda e futbollit spanjoll. Faktikisht Reali po kalon një periudhë jashtëzakonisht të mirë dhe tash për tash nga 15 ndeshje ka 11 fitore, 4 barazime dhe është pa humbje në kampionatin spanjoll, duke kryesuar renditjen me 37 pikë ose gjashtë me shumë se Barcelona.

Madrilenët janë klubi më i trofeshëm, 11 herë deri më tani kanë fituar titullin e Europës dhe synojnë të jenë skuadra e parë që kanë mbrojtur Champions Leaguen që ka nisur nga viti 1992.

“Në Champions League nuk ka asgjë të lehtë, diskutim që vlen sidomos kur bëhet fjalë për skuadra italiane. Napoli ka një trajner të madh dhe një përbërje të mirë, por ne jemi Real Madrid dhe duam të arrijmë një rezultat të mirë për të ecur përpara. Do të kemi motivim të lartë, ashtu si edhe ne. Duam të bëjmë një rezultat të mirë në ‘Santiago Bernabeu’ për të mos rrezikuar në takimin e kthimit në ‘San Paolo’”, ka thënë Butragueno. Sipas tij, Reali ka individ të jashtëzakonshëm. “Ne te Reali kemi individë të jashtëzakonshëm, por duhet të përqendrohemi vetëm te grupi”, ka thënë Butragueno i cili beson se do ta kalojnë skuadrën napolitane


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.