Caceres afër transferimit në Premier Ligë. Flet trajneri

72

Bossi i Southampton, Claude Puel, mezi po pret të konkludojë marrëveshjen për Martin Caceres dhe ta shoh “kualitetin dhe gjallërinë” që lojtari mund t’ia sjellë klubit.

Është kuptuar se Caceres është duke pritur për t’i dhënë lejen e punës para se të finalizojë kontratën me klubin anglez Southampton, transmeton Transferimet.com

Puel shpreson për një rezultat pozitiv sa i përket lejes së punës, dhe beson se ish-mbrojtësi i Juventus dhe Barcelona do të siguronte një përforcim dhe përkrahje të madhe për skuadrën.

“Për momentin është e vështirë për mua ta komentoj këtë sepse ai nuk ka nënshkruar ende për Southampton,” ka thënë Puel para përballjes ndaj Sunderland ditën e shtunë.

“Do ta shohim në ditët e ardhshme nëse ai do të sjellë diçka për skuadrën, gjithmonë po them, nëse nënshkruan. Për momentin është vetëm spekulim dhe ne nuk dimë asgjë. Prioritet është që ai të nënshkruajë për Southampton. Por, tani për tani kjo nuk është realitet.” – ka thënë Claude Puel.

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.