Calhanoglu konfirmon: Do të transferohem te kjo skuadër

308

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu ka deklaruar se dëshiron të transferohet te Chelsea në verë.

Calhanoglu ka shënuar gjashtë gola në 14 paraqitje për klubin gjerman këtë sezon, por aktualisht vuan një pezullim katër muaj si dënim për shkeljen e kontratës me klubin turk Trabzonspor, njofton Transferimet.com.

“Dashtë Zoti, do të jem lojtar i Chelsea sezonin e ardhshëm, Gjithashtu për mua ka edhe disa klube tjera të intersuara”, ka thënë Calhanoglu për gazetën turke Fanatik./Transferimet.com/