Carrasco transferohet në Premierligë?

127
Një yll i madh pritet t’i largohet Atletico Madridit në afatin kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për Yannick Ferreira Carrrascon, i cili mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

“AS” shkruan që për të janë të interesuara Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal, përcjellë.

Ndërkohë, nuk mungojnë as interesimet nga Gjermania e Franca, më saktësisht nga Bayern Munchen dhe PSG.

Mirëpo, Carrasco preferon Premierligën dhe pritet të lëvizë drejt ishullit.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, me klauzolë prej 100 milionë eurosh.