Carvajal afër kontratës së re

39

Real Madrid është në fazën e fundit të negociatave për kontratën e re të Dani Carvajal, që do të thotë se mbrojtësi i djathtë do të vazhdojë karrierën me klubin e tij të zemrës.

Kontrata e tanishme e tij, e nënshkruar në korrik të vitit 2015 përfundon në vitin 2020 por pasi që lojtari po kalon momentet më të mira të karrierës, Los Blancos dëshirojnë ta zgjatin atë, transmeton Transferimet.com

Të mërkurën, mbrojtësi feston ditëlindjen e 25-të dhe ai dëshiron të jetë njëri nga lojtarët më të përmendur në historinë e pasur të Real Madrid./Transferimet.com/

Loading...