Çdo gjë që ju duhet të dini për ndeshjen Manchester United – Hull City

166

Manchester United dhe Hull City janë vetëm disa orë larg takimit në ndeshjen e parë të gjysmë-finales së EFL Cup.

Kur fillon ndeshja: Ndeshja do të fillojë sonte në ora 21:00.

Lajmet mbi skuadrat(lëndimet): Jose Mourinho ka premtuar se do të luajë me formacionin më të fortë ndaj Hull City-t. Marcos Rojo është në dyshim për shkak të një problemi në muskul, teksa Eric Bailly është në Kupën e Afrikës.

Hull City po përjeton një krizë të madhe sa i përket lëndimeve. Michael Dawson është i lënduar në shpatull, të dyshimtë janë edhe Harry Maguire (lëndim në ijë) dhe Curtis Davies (paralizë). Mbrojtësi tjetër Alex Bruce ka probleme me thembër dhe nuk është përfshirë në asnjë ndeshje këtë sezon, përderisa mbrojtësit anësor Moses Odubajo (gju) dhe Ahmed Elmohamady (Kupa Afrikane) do të mungojnë gjithashtu. Hull do të jetë edhe pa sulmuesin Will Keane (gju) dhe Dieumerci Mbokani (Kupa Afrikane).

Formacionet e mundshme: 

Man Utd: De Gea; Valencia, Jones, Smalling, Blind; Fellaini, Pogba, Herrera; Martial, Mkhitaryan, Ibrahimovic.

Hull City: Marshall; Henriksen, Maguire, Livermore, Robertson; Clucas, Huddlestone, Snodgrass, Mason, Meyler; Diomande.

Pse duhet tifozët e Manchester United të jenë optimist:

  • United ka fituar tetë ndeshje rresht – ecuria më e mirë e tyre që nga viti 2009.
  • United ka fituar 11 dhe ka barazuar një nga 12 ndeshjet e fundit ndaj Hull – humbja e fundit kundër tyre ishte në vitin 1974.
  • Jose Mourinho e ka fituar EFL Cup tri herë dhe e vlerëson shumë këtë kompeticion, pra ai do të jetë shumë i fokusuar për ta arritur finalen.

Pse duhet tifozët e Hull City të jenë optimist:

  • Emërimi i Marco Silva ka ngjallur shpresat e Hull – ata kanë fituar ndeshjen e parë nën drejtimin e tij në vikend, duke mposhtur Swansean në raundin e tretë të FA Cup.
  • Tri nga katër fitoret e Hull City në EFL Cup kanë ardhur si musafir.
  • Ylli Robert Snodgrass ka shënuar më shumë gola për Hull (9) se çdo lojtar tjetër i Manchester United përveç Zlatan Ibrahimovic (18).

5 takimet e fundit:

  • Hull 0-1 Manchester United (gusht 2016)
  • Hull 0-0 Manchester United (maj 2015)
  • Manchester United 3-0 Hull (nëntor 2014)
  • Manchester United 3-1 Hull (maj 2014)
  • Hull 2-3 Manchester United (dhjetor 2013)