Çdo gjë që ju duhet të dini për ndeshjen Southampton – Liverpool

154

Disa orë larg ndeshjes së parë të gjysmë-finales tjetër të EFL Cup, Southampton – Liverpool, në St. Mary’s Stadium.

Kur do të fillojë ndeshja: Ndeshja do të fillojë sonte në ora 20:45.

Mungesat (lëndimet): Southampton do të jetë përsëri pa kapitenin e tyre Jose Fonte. Portugezi ka kërkuar largimin javën e kaluar dhe nuk është përfshirë në skuadër.

Liverpool ka marrë lajmin fantastik se Coutinho është rikthyer dhe mund të luajë. Braziliani mungoi për 7 javë pas një lëndimi të ligamentit të nyjës së këmbës. Kapiteni Jordan Hendersson mungon me një problem në thembër.

Formacionet e mundshme:

  • Southampton: Forster, Martina, Yoshida, Van Dijk, Bertrand, Romeu, Ward-Prowse, Davis, Redmond, Tadic, Rodriguez.
  • Liverpool: Karius, Clyne, Lovren, Klavan, Milner, Lallana, Can, Wijnaldum, Firmino, Origi, Sturridge.

Pesë takimet e fundit:

  • Nëntor 2016 – Southampton 0-0 Liverpool
  • Mars 2016 – Southampton 3-2 Liverpool
  • Dhjetor 2015 – Southampton 1-6 Liverpool (Kupa e ligës)
  • Tetor 2015 – Liverpool 1-1 Southampton
  • Shkurt 2015 – Southampton 0-2 Liverpool

Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.