‘Çdo lojtar do të donte të luante për Barcelonën’ – thotë super mesfushori

115

Marco Verratti ka thënë se do të ishte e vështirë për çdo lojtar ta refuzonte Barcelonën pavarësisht se ai është shumë shumë i lumtur me jetën në Paris Saint-Germain.

Italiani do të jetë pjesë e PSG e cila do të luftojë me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, përderisa ndeshja e parë do të luhet në kryeqytetin francez në Parc des Princes, transmeton Transferimet.com

Dhe mesfushori ka thënë se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk ka interesim për të luajtur një ditë për katalunasit.

“Edhe pse për momentin jam në një projekt të mirë dhe ndjehem si në shtëpi, çdo lojtar do të luante për Barcelonën,” ka thënë Verratti për AS.

“Ata janë ende skuadra më e mirë në botë. Ata kanë tre lojtarët më të mirë sulmues, dhe Iniesta-n gjithashtu. Iniesta, Messi dhe Neymar mund të krijojnë një lëvizje brenda sekondit.”/Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.