Çfarë thonë te Barcelona për parisienët?

25

Jordi Mestre e ka vlerësuar një përballje të madhe sfidën eliminuese të Champions-it, mes Barcelonës dhe PSG-së.

Nënkryetari i Barcelonës theksoi vështirësinë e ekipit francez. “Është një njohje e vjetër, një ekip që nuk është e lehtë të luash me të.

Deri më tani na ka shkuar mirë, por çdo sezon është ndryshe. Në Champions nuk ka skuadra të lehta. Brenda goglave ishte Bayern Munich, kundërshtari më i fortë që mund të na binte, por edhe PSG është një ekip i madh.

Vështirësitë? Trajneri e njeh mirë kundërshtarin francez. Çdo lojë është e ndryshme. Avantazhi është se ne do ta luajmë kthimin në shtëpi. Nuk kemi të garantuar asgjë, por ky short na jep besim për të ecur përpara. Ne jemi të inkurajuar dhe të etur për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Ne kemi një skuadër shumë të ekuilibruar”.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.