Chapecoense e pranon zyrtarisht trofeun e Copa Sudamericana

6
 Presidenti i klubit, Chapecoense, Plinio David de Nes Filho, e ka pranuar trofeun gjatë shortit për viti 2017 për garat e Copa Sudamericana dhe asaj Libertadores.

Chapecoense e ka fituar titullin si fituese e Copa Sudamericana për vitin 2016.

Klubi brazilian u shpall fitues pasi CONMEBOL në dhjetor i dha titullin, sepse skuadra e pësoi një aksident tragjik ku humbën jetën 71 persona.

Ata ishin nisur për në Kolumbi për të luajtur me Atletico Nacionalin.

Presidenti i ri i klubit, Plinio David de Nes Filho, e ngriti trofeun para homologëve të tij.