Chelsea në verë pritet të transferoj këtë super treshe

178

Chelsea ka në dispozicion një fond prej 120 milionë eurosh për të transferuar tre blerje që do t’i duhen për afatin e verës.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Mirror”, sipas te cilit presidenti Roman Abramovich ka vendosur të bëjë gjithçka për të plotësuar kërkesat e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm.

Një prej futbollistëvë që kërkohet nga Antonio Conte është Alvaro Morata, cili e konsiderohet si zëvendësuesin më të mirë të Diego Costa-s, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të dorëzohet përballë milionave të klubeve kineze dhe të pranojë kalimin në vendin e Lindjes së Largët.

Emri tjetër që përmendet është ai i Moussa Dembele të cili, Chelsea e kërkoi edhe në merkaton e këtij muaji.

Dembele po paraqitet mjaft mirë të Celtic dhe në muajt e verës Chelsea do bëjë një tjetër tentativë për te. Blerja e fundit që pretendohet nga londinezët është ai i Van Dijk i Southampton, për të cilin duket se kanë shfaqur interes edhe klube të tjerë në Europë.

Loading...