Chelsea përgatit ofertën për yllin e Serie A

151

Chelsea po përgatit një ofertë për yllin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi, i cili ka realizuar 9 gola dhe 4 asistime gjatë këtij sezoni deri më tani.

Calciomercato raporton se Fiorentina do t’i ofrojë kontratë të re Bernardeschi-t së shpejti, dhe dy palët do të takohen për ta diskutuar këtë, përcjellë Transferimet.com

Ende nuk dihet se a do të përfshihet klauzola në kontratën e objektivit të Chelsea, apo nëse vetë Bernardeschi e dëshiron largimin, edhe pse ai asnjëherë nuk e ka kërkuar këtë. /Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.