Chelsea premton rol të rëndësishëm për Lampard

47

Drejtues të Chelseas i kanë ofruar ish-mesfushorit, Frank Lampard rolin e ambasadorit te klubi londinez.

Pas 13 sezonesh me fanellën e Chelseas, Frank Lampard vendosi të tërhiqet nga futbolli ndërsa tashmë ai aspiron të bëhet ambasador te blutë londinezë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Lampard së fundmi ishte pjesë e aventurës amerikane ku luajti për Neë York Cityn. Kujtojmë që pjesën më të madhe dhe më të lavdishme të karrierës britaniku e kaloi te skuadra e Chelseas (2001-2014).