Cilin lojtar është duke e kërkuar Klopp?

1008

Cilin lojtar do të transferoj Jurgen Klopp gjatë këtij muaji nuk e dinë as mediat angleze.

Edhe pse ka pasur shumë spekulime për Liverpool, mediat angleze nuk ia kanë iden se cilin lojtar dëshiron të transferoj Jurgen Klopp në Liverpool.

Klopp në një konferencë për mediat tha se mund të ketë transferime në janar pasi sezoni është i gjatë dhe mund të ketë lëndime.

Jese është lidhur me një transferim të mundshëm tek Liverpool, por ende nuk është asgjë e sigurt pasi këto mund të jenë spekulime të mediave angleze.

Nga Liverpool pritet të largohet Mamdou Sakho dhe Tiago Ilori, ky i fundit tani më është lojtar i Reading pasi Liverpool ka pranuar ofertën për të, por mungon zyrtarizimi.

Lucas Leiva nuk është më në shënjestrën e skuadrës italiane, Inter.

Lojtari i cili pritet të transferohet te Liverpool në janar është sulmuesi i Spartak Moscow, Quincy Promes./Transferimet.com/

Loading...