City dështoi të transferoj këtë lojtar në janar

89

Sipas The Sun, Manchester City ka dërguar scout për të monitoruar Ghayas Zahid gjatë një ndeshje miqësore kundër Zenit St Petersburg në janar.

Zahid, i cili ka lindur në Oslo, luan startues me kombëtaren u-21 te Norvegjisë dhe shënoi golin e vetëm kundër Anglisë gjatë humbjes 6 – 1.

22-vjeçari ka bërë 28 paraqitje me klubin e tij Valerenga duke realizuar 8 gola dhe 7 asistime.

Ai zbuloi se ishte shumë afër nënshkrimit me Mancheser Cityn gjatë merkatos së janarit.

“Dukej se unë do të bashkohesha me t’a, por ndryshuan mendje vetëm dy ditë para se të mbyllej merkato”, tha Zahid.