“City është në garë për titull”

50

Willy Caballero beson se Manchester City edhe është në garë për titullin e Premier League, përderisa ata po përgatiten për ndeshjen ndaj Bournemouth.

Djelmoshat e Pep Guardiola pozicionohen në vendin e pestë në tabelë, para ndeshjes së xhiros që 25-të me 11 pikë prapa Chelsea.

Një fitore e mundshme do t’i ngrite ata në venin e dytë, për çka portier i The Citizens, është optimist se skuadra e tij mund ta fitojë titullin.

“Ne po shkojmë që të luftojmë deri në fund”.

“Ne duam që të përfshihemi në luftën për titull për çka do të luftojmë me Chelsean deri në ndeshjen e fundit, por edhe me të tjerët”, ka thënë Caballero për faqen e klubit.

Ai ka thënë se janë paksa larg nga Chelsea, por që duhet punuar për t’i fituar ndeshjet e radhës.