City gjen zëvendësuesin e Aguero

106

Manchester City po mendon për të gjetur zëvendësuesin e Sergio Agueros dhe emri që po përmendet shumë së fundmi është ai i Pierre-Emerick Aubameyang.

Citizens synojnë që të përfitojnë 58 milionë euro nga shitja e Agueros dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojë këtë shifër për të bërë një ofertë për blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund.

Aubameyang, kontrata e të cilit skadon në vitin 2020, në këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje në Bundesligë dhe Ligën Kampionëve, duke shënuar 21 gola.