Çka po ndodh me të ardhmen e Coutinhos!

309

Shumë media kanë raportuar se Philippe Coutinho ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Ndërsa sot është raportuar se Liverpool ka refuzuar ofertën e skuadrës spanjolle dhe ia ka bërë me dije Barcelonës që lojtari nuk është në shitje, shkruan Transferimet.com.

Kurse mediat angleze dhe spanjolle vazhdojnë të shkruajn se marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi i tij mund të bëhet gjatë kësaj jave.

Ndërkohë Jurgen Klopp ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për punën e Coutinhos i cili para një jave deklaroi se braziliani nuk është në shitje.

Gjithashtu mediat kanë raportuar se Coutinho e dëshiron transferimin tek Barcelona pas largimit të Neymar.

Spekulimet për të ardhmen e brazilianit nuk kanë të ndalur, por pritet ndonjë reagim zyrtar nga skuadra angleze.


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.