Cleverley i nënshtrohet testeve mjekësore

509

Mesfushori anglez i Everton, Tom Cleverley do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Watford sot, raporton Sky Sports.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e tij deri në fund të sezonit, duke përfshirë mundësinë e transferimit të plotë më vonë, transmeton Transferimet.com

Ish-lojtari i Manchester United, Cleverley, ka startuar vetëm katër herë në Premier Ligë këtë sezon, dhe gjashtë herë është inkuadruar nga banka rezervë./Transferimet.com/

Loading...