Conte flet për derbin, Chelsea – Arsenal

61

Antonio Conte thotë se ai ende mendon për humbjen 3-0 ndaj Arsenalit dhe u ka thënë lojtarëve të tij për të kujtuar atë.

Conte i ka thënë lojtarëve të tij se mund të flasin për titull vetëm nëse fitojnë sot kundër Arsenal.

“Unë ende nuk mund të harrojë atë ndeshje, gjithçka shkoi keq për ne. Lojtarët duhet ta rikujtojnë atë dhe të futen me plotë vetbesim në fushë. Ne e duam fitoren dhe duam të bëjmë një paraqitje të mirë”, tha Conte.

Skuadra e Antonio Conte-s do luaj sot kundër Arsenalit me nëntë pikë epërsi në krye, transmeton Transferimet.com

Legjenda e Gunners, Robert Pires beson se gara për titull të Premier League do të përfundoj nëse Chelsea mposhtë Arsenalin sot në Stamford Bridge./Transferimet.com/


Na ndiqni në Facebook për lajmet e fundit.