Conte flet për klubin e ardhshëm të Diego Costës

79

Pavarësisht mungesës së dashurisë, Antonio Conte beson që sulmuesi Diego Costa do të vazhdojë të qëndrojë në “Stamford Bridge” pasi është pjesë e rëndësishme e Chelseas.

Antonio Conte insiston Diego Costa do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm ku nënvizon se nuk ka arsye për tu larguar nga blutë londinezë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

“Diego është një lojtar vërtet i rëndësishëm për Chelsean. Situata është shumë e qartë. Ai është shumë i lumtur për të qëndruar në “Stamford Bridge”. Ai është shumë i lumtur për të luftuar për titull në Premier Leagues dhe pas fundit të sezonit mendoj se nuk ka shkak atë largohet. A do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë? Po, unë mendoj kështu nuk ka pse të largohet. Unë e shoh atë çdo ditë, shoh angazhimin e tij të madh për të dhënë maksimumin”, u shpreh Conte.

Kohët e fundit Costa është përfolur se në fund të sezonit do të kërkojë një transferim drejt Kinës, kjo për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin Antonio Conte